Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar disa rekomandime për qytetarët, lidhur me ruajtjen e sigurisë së ushqimit gjatë ditëve me temperatura të larta.
Në njoftimin e publikuar, IKSHPK thekson rëndësinë e ruajtjes dhe përgatitjes së duhur të ushqimeve për të parandaluar rritjen e baktereve, shmangur helmimet ushqimore dhe ruajtur vlerat ushqyese të produkteve.
“Gjatë temperaturave të larta, kujdesi për ushqimin që konsumojmë nuk është vetëm zakon i mirë, por domosdoshmëri për shëndetin dhe mirëqenien tuaj,” thuhet në postimin e institutit.
IKSHPK rikujton se ruajtja e freskisë së ushqimit ndihmon në zgjatjen e afatit të përdorimit dhe mbrojtjen nga sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi i kontaminuar.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës