Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi të vaksinimit, që tregon se janë vaksinuar sipas moshës në momentin e regjistrimit.
Në njoftim thuhet se kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve nga sëmundjet ngjitëse, transmeton Arbresh.info.
Njoftimi i plotë:
Në përputhje me Ligjin nr. 08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse, Udhëzimin Administrativ nr. 05/2025 për Imunoprofilaksë dhe Kimoprofilaksë, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) nr. 09/2023 për Regjistrimin e Fëmijëve në klasën e parë, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) nr. 03/2022 për Përfshirjen e Fëmijëve në Institucione Parashkollore në Kosovë, si dhe Qarkoren Informative të Ministrisë së Shëndetësisë nr. 05/2025, njoftojmë se:
Fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi të vaksinimit, që tregon se janë vaksinuar sipas moshës në momentin e regjistrimit.
Kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit shkollor, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe duke siguruar një mjedis të sigurt arsimor dhe edukativ për të gjithë.
Prindërit që kanë pyetje apo nevojë për sqarime, mund të kontaktojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt për ndihmë dhe këshillim të mëtejshëm.
Mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne!/Arbresh.info
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...