Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë këtij viti janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, ku 16 janë rastë të gjinisë mashkullore dhe tri të gjinisë femërore.
Sivjet ka vdekur një person si pasojë e AIDS’it.
IKSHPK ka sqaruar se HIV është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit.
Nuk ka shërim, por me trajtim të rregullt, personat HIV pozitiv mund të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm, si dhe të mos e bartin virusin tek të tjerët”, thuhet në njoftim.
Aty është sqaruar edhe si bartet ky virus:
– Marrëdhënie seksuale pa mbrojtje
– Përdorim i përbashkët i shiringave/gjilpërave
– Nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose gjidhënies.
“HIV nuk bartet përmes: përqafimit, shtrëngimit të dorës, ushqimit të përbashkët, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave”, theksohet në njoftim.
Për të parandaluar bartjen e këtij virus:
– Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual
– Përdorni vetëm mjete sterile për injektim
– Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar (falas, anonim, konfidencial)
Qendrat për testim gjenden në: Klinika Infektive QKUK, Qendra e Studentëve UP, Prishtinë, OJQ Labirinti (Prishtinë, Prizren, Gjilan) dhe CSGD Prishtinë.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit