Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër në pritje të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit (14 Nëntor).
IKShPK thekson se ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën.
“Ky simbol u miratua nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)në vitin 2007, si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme”, thuhet në postimin e IKShPK-së./Arbresh.info
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot