Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, nëpërmjet një video-kampanje të lëshuar në rrjetet sociale, ka porositur qytetarët e Kosovës që të mos diskriminojnë të infektuarit me koronavirus.
Në video, “diskriminimi dhe stigma mund të ndikojë që qytetarët të mos kërkojnë shërbim mjekësor, të fshehin infektimin apo të mos përfillin rregullat”.
IKSHPK porosit personat e diskriminuar e të prekur me Covid-19 të raportojnë rastin në numrin në vijim: 0800 15555.
Ndryshe numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 17.009 raste, teksa gjithsej 656 persona kanë vdekur si pasojë e pandemisë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/IKSHPK/videos/3447491812026810
Seanca u thirr pa marrëveshje, VV do ta provojë me diskutim ...
Në seancë nuk shkon as AAK, Tahiri: Spektakël politik
As PDK s’merr pjesë në seancën për presidentin, Hamza: Jo se...
Dëmtimi i Mbappes trondit Real Madridin, rrezikon fundin e s...
“Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në...
Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptar...