Pesë pajisje që do të përmirësojnë ndjeshëm zbulimin e hershëm të sepsës i ka dhuruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.
Këto pajisje, sipas Institutit janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm dhe të saktë të sepsës, një gjendje serioze që kërkon ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.
“Pajisjet e dhuruara do të shërbejnë për të forcuar aftësinë e identifikimit në kohë të infeksioneve në gjak, me përfitime të drejtpërdrejta për një numër të gjerë pacientësh – veçanërisht ata të hospitalizuar në Kujdesin Intensiv dhe Klinikën Infektive”thotë IKSHP-ja.
Ata kanë thënë se ky bashkëpunim përfaqëson një shembull domethënës të fuqisë së veprimit të përbashkët ndërinstitucional, për përmirësimin e shëndetit publik.
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...