IKSHPK i bënë thirrje qytetarëve që të vaksinohen

11:42 | 12 Maj 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19, duke thënë se vaksinat që i ka Kosova në dispozicion janë të sigurta.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, nga IKSHPK kanë thënë se derisa sasia e vaksinave është e pamjaftueshme për vaksinimin e 70% të popullatës, është e rëndësishme që së pari të vaksinohen personat që janë në rrezik më të lartë të sëmuren rëndë ose të vdesin nga COVID-19, si dhe ata që kanë një rrezik të lartë të infektimit me SARS-CoV-2 për shkak të kontaktit me pacientët e infektuar.

“Ekipet e profesionistëve shëndetësor janë duke realizuar me një dinamikë të shtuar procesin e vaksinimit, duke zbatuar standardet më të larta profesionale, andaj të gjithë së bashku të mbështesim punën e tyre në këtë situatë të vështirë të shëndetit publik”, është thënë nga IKSHPK. /arbresh.info/

Njoftimi i plotë:

Vaksinimi është mënyra më e mirë, më e lirë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga COVID-19!

Vaksinat janë një nga…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Wednesday, 12 May 2021

Lajmet më të lexuara