Eurodeputetja Ulrike Lunaçek, po përfundon misionin e saj si raportuese e posaçme për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Ajo sot ka mbajtur takim lamtumirës në postin e deritanishëm, me Presidentin e vendit Hashim Thaçin ndërsa Klan Kosova mëson se pjesë e këtij takimi ishte edhe pasuesi i saj, raportuesi i ri për Kosovën, Igor Šoltes.
Meqë Ulrike Lunaçek përfundon mandatin e saj, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian është zgjedhur politikani dhe avokati slloven, Igor Šoltes, njofton Klan Kosova.
Tashmë eurodeputeti, Šoltes nga 2004 deri në 2013 shërbeu si President i Gjykatës së Auditorëve të Sllovenisë. Në 2008 mori doktoraturë në Fakultetin e Studimeve Sociale në Universitetin e Lubjanës.
Po ashtu ai shihej si një kandidat i mundshëm për Ministrinë e Shëndetësisë megjithatë, raportohet se vendosi të refuzojë ofertën për këtë post.
Ndërsa në 2014, Šoltes fitoi 10.45% të votave duke siguruar për herë të parë një vend si një deputet në Parlamentin Evropian.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...