Naim Lakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), tha për Radion Evropa e Lirë se konsideron që nuk ka nevojë që të mblidhet edhe një herë Komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit sepse e “ka kryer njëherë punën që e ka pasur për obligim kushtetues dhe sipas Rregullores” së Kuvendit.
“Ndërsa, Kuvendi, deputetët duhet të gjejnë rrugën që kjo fazë procedurale të kalojë dhe të vazhdohet me betimin e deputetëve dhe votimin e kryetarit të nënkryetarëve të Kuvendit”, tha ai.
Lakaj tha se sot duhet po ashtu që anëtarët e kabinetit qeverisës, që janë zgjedhur deputetë, duhet “të japin dorëheqje formale që atë ta dorëzojnë menjëherë te kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari”./rel
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...