Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 ka hyrë sot në fuqi.
Gjithë personat që nuk bartin maska do të dënohen me nga 35 euro, ndërsa ata që nuk e respektojnë orarin me 500 euro.
Edhe bizneset që nuk respektojnë rregullat për distancim social mund të dënohem me 500 euro, ndërsa me 2,000 euro dënohen personat juridik që organizojnë tubime të ndaluara në kohë pandemie.
Për Yll Zekajn nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ligji është i mirëpritur por sipas tij qytetarët dhe subjektet nuk janë të informuar sa duhet.
“Deri më tani qytetarët nuk janë të informuar për obligimet që i kanë në bazë të këtij ligji. Por të informuara nuk janë as organet e rendit dhe organet tjera zbatuese të këtij ligji. Kështu që mbetet obligim i qeverisë që të merr kampanja vetëdijesuese dhe informuese për qytetarët lidhur me obligimet që u jepen përmes këtij ligji e jo vetëm të shkojnë me masa dhe sanksione ndaj atyre që nuk e zbatojnë ligjin”, deklaroi për RTV Dukagjinin Yll Zekaj.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se ky ligj është në funksion të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve./RTV Dukagjini
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën