Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagon ndaj Vendimit Nr. 10/104 të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, më 23 maj 2019, për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 95.000 euro, për hartimin e akteve nënligjore dhe përgatitjet e nevojshme për zbatimin e Ligjeve për Reformën e Administratës Publike, raporton arbresh.info.
Sipas IKD-së vendimi i lartë-përmendur cenon rëndë parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.
“Nga analiza e IKD-së lidhur me vendimin e lartë-përmendur rezulton se Qeveria e Kosovës ka vepruar në kundërshtim me këto parime, duke miratuar një vendim që është në kundërshtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë, duke dhënë kompensim shtesë për një kategori të caktuar të shërbyesve civil për të kryer detyra dhe përgjegjësi, të cilat i kanë të përcaktuara në ligj dhe kontratën e punës. Për më tepër, lista e personave që përfitojnë nga një vendim i tillë i qeverisë janë kryesisht pozita të larta në shërbimin civil, ku shumica kanë pozitën e drejtorave apo udhëheqësve të divizioneve apo zyrave tjera në Zyrën e Kryeministrit apo ministrive të caktuara”, thuhet në reagimin e këtij Instituti.
Vendimi i Qeverisë sipas IKD- së është në kundërshtim së paku me dy ligje, Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Ligji për Menaxhimin e Financave Publike.
Mos reagimi i qeverisë dhe mos anulimi i këtij vendimi sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, do të ketë pasoja juridike që hyn në kuadër të sferës penale, respektivisht shkeljes së dispozitave të Kodit Penal të Kosovës dhe Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimin e funksionit publik.
IKD kërkon nga Kryeministri Haradinaj dhe kabineti qeveritar që të reflektojë, duke e anuluar Vendimin nr. 10/2014 i datës 23 maj 2019.
“Për më shumë lidhur me këtë kërkesë, IKD i është drejtuar me letër zyrtare Kryeministrit Haradinaj dhe Ministrave të Qeverisë që të reflektojnë mbi këtë vendim të kundërligjshëm, duke e anuluar. Nëse Kryeministri Haradinaj dhe kabineti qeveritar nuk reflektojnë, ftohen organet e ndjekjes që të zbatojnë obligimet ligjore në drejtim të hetimit të këtij vendimi dhe përfitimeve të kundërligjshme prej tij”, përfundon reagimi i këtij Instituti.
Kjo është letra që IKD i ka dërguar Kryeministrit Haradinaj dhe kabinetit qeveritar./Arbresh.info

Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Ligji hyn në fuqi/ Fëmijët nën 16 vjeç në Australi mbeten pa...
Rozeta Hajdari del sot para gjyqit për rastin e rezervave sh...
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...