Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka vlerëson se dyshimet e ngritura në publik lidhur me manipulimet me fletëvotime në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duhet t’i nënshtrohen një hetimi të mirëfilltë penal, i cili u jep përgjigje të gjitha këtyre dyshimeve të ngritura në publik
IKD-ja thekson se këtë kërkesë e jep duke mos paragjykuar rezultatet apo fajësinë e ndonjë pale.
“Tash e mbi një dekadë, demokracia në Kosovë është vlerësuar si e avancuar për faktin e organizimit të zgjedhjeve të rregullta dhe transparente. Këto dyshime të ngritura, cenojnë besimin e qytetarëve në zgjedhje të lira dhe demokratike. Merita e këtyre dyshimeve për hetim penal paraqet nevojën e qytetarëve për sqarimin e gjithë kësaj situate, që jo domosdoshmërisht nënkupton ekzistimin e përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim.
“Në drejtim të ngritjes së efikasitetit dhe profesionalizmit në trajtimin e këtij rasti, IKD i rekomandon Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që në përputhje me nenin 20.2. të Ligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit, këtë rast ta merr nën juridiksion apo ta transferojë në një prokurori tjetër. Kjo në mënyrë që të mundësohet zhvillimi i një hetimi të mirëfilltë penal dhe të njoftohet me kohë publiku në lidhje me të gjitha rezultatet e hetimit”.
IKD shton se në të kundërtën, nëse këto dyshime mbesin të patrajtuara, Kosova rrezikon të pësojë regres në organizimin e zgjedhjeve të rregullta, si bazament i demokracisë dhe qytetarët të humbin besimin në proceset zgjedhore.
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...