Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar reshje më intensive për sot, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë.
Autoritetet rekomandojnë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim të ujit në rrugë.
“Sugjerim për popullatën: Të hënën shmangni udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive. Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës. Tregoni kujdes të shtuar në zonat me mjegull gjatë mesjavës”, thuhet në njoftimin e institutit.
Temperatura minimale pritet të jetë 4 gradë celsius ndërsa maksimalja 7 gradë celsius./Arbresh.info
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...