Policia e Kosovës njofton se ka arritur të identifikoj dhe arrestoj personin i cili më datën 04.02.2026 në magjistrale Shtime–Lipjan, saktësisht në fshatin Davidovc, me automjet ka goditur një këmbësor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
I lënduari, këmbësori një mashkull i moshës 46 vjeç, fillimisht ka pranuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa për tretman të mëtejmë mjekësor është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është liruar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
“Në vendin e aksidentit menjëherë kanë dalë patrullat e stacionit policor në Shtime, patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor, si dhe hetuesit e aksidenteve. Në mbështetje të identifikimit të shoferit të automjetit, në rast janë angazhuar edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, thuhet në njoftim.
“Pas një pune intensive hetimore, shikimit të kamerave të sigurisë nga njësitet policore, me datën 08.02.2026, rreth orës 18:30, është bërë i mundur identifikimi i shoferit dhe i automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin. I dyshuari është: A. A., 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, automjeti: VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore. Sot, me datën 09.02.2026 i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë të aksidenteve dhe me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt për hetime të mëtejme, për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore””, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info

“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...
PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së
“Shumë kohë pa postuar”, Ana dhe Kevini shfaqen të lumtur pr...
“E zhgënjyer nga Policia”, Musliu rrëfen detaje nga “rrethim...
Ndryshon afati i qëndrimit për ushtarakët shqiptarë në Bullg...