Identifikohen mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova, i zhdukur gjatë luftës

19:59 | 3 Mars 2026
Q L

Komuna e Gjakovës njofton se siç janë informuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, janë gjetur e identifikuar mbetjet mortore të Myrteza Dylhasit nga Gjakova i cili u mor gjatë luftës nga forcat serbe dhe nuk dihej për fatin e tij.

Dylhasi do të rivarroset nesër në Kompleksin Memorial në Çabrat.

Siç ka shkruar Komuna e Gjakovës në Facebook, Myrteza Dylhasi, së bashku me babanë e tij, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fiqnjë të familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe më 27 mars 1999.

“Ceremonia e rivarrimit të martirit Myrteza (Skënder) Dylhasi do të mbahet të premten, më 6 mars. Homazhet do të mbahen nga ora 12:00 deri në orën 13:00 në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë. Varrimi do të bëhet në orën 13:30 në Kompleksin Memorial në Çabrat. Më 27 mars 1999, tani i ndjeri Myrteza, së bashku me babanë e tij Skënder Dylhasi, me gjashtë anëtarë të familjes Qerkezi, dy fqinjët e familjes Jetishi dhe një anëtar të familjes Ymeraga, u morën nga forcat serbe, nga shtëpia e Halim Qerkezit në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Komunë së Gjakovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme