Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, ka thënë se ky 1 Maj është më i mirë për punëtorët e Kosovës në krahasim me vitet e tjera, por jo shumë i kënaqshëm.
“Në vitin e kaluar i kemi legalizuar shumë punëtorë që i kemi gjetur pa kontrata pune në kompani të ndryshme në Kosovë”, ka thënë ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ibrahimi, ka bërë me dije se edhe në vitet e kaluar edhe këtë vit ka vdekje të punëtorëve në vendet e punës dhe kjo sipas tij është diçka e keqe dhe e rëndë.
Ai ka folur për fushatën për sigurinë dhe shëndetin në punë. Sipas tij në këtë fushatë përfshihen njoftime, pjesëmarrje në media etj.
Ibrahimi ka thënë se kanë qëllim të rrisin vetëdijen punëdhënësve, pasi që nuk duhet të shikohet në atë mënyrë që vetëm kur inspektorët të vizitojnë ata ta marrin masa. Ai ka thënë se sektori privat nuk ka organizim sindikal. “Ka organizim sindikal vetëm tek ato ndërmarrje ish shoqërore. Ne jemi të gatshëm të u ndihmojmë”, ka thënë ai. Sipas tij ka hezitim të punëtorëve për organizim sindikal.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...