Deklaratën e kryeministrit Dushko Markoviq, i cili tha se Mali i Zi është i gatshëm ta ndihmoje Kosovën për ratifikimin e demarkacionit, opinionisti Ilir Ibrahimi e vlerëson si një mundësi që të kalohet kjo situatë.
“Është një ndryshim nga deklaratat që kemi dëgjuar më parë, ku Mali i Zi ka pasur qëndrim të qartë. Sot e pamë një lloj hapje të një dritareje” u shpreh Ibrahimi.
Ai vlerësoi se Mali i zi mund të ndihmojë duke ofruar mundësinë e nënshkrimit të një aneksi dhe se Haradinaj duhet të mobilizojë të gjithë akterët politik në mënyrë që të arrihet një zgjidhje.
Në qoftë se nuk arrihet një zgjidhje, sipas Ibrahimit, Kosova do të futet në një krizë politke që do të ketë pasoja të mëdha.
“Konsekuencat politike duhet të jenë prezente gjithmonë, mirëpo jo konsekuencat politike të një politikani të jetë determinuese se çfarë vendime duhet të marrë shteti” vlerësoi Ilir Ibrahimi, njofton Klan Kosova.
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë
Kurti njofton se anija me ndihma të Kosovës në vlerë prej 50...
Limaj drejt protestës në Shkup: Do të çojmë mesazhe solidari...
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...