Eksperti i sigurisë, dikur deputet i Kuvendit të Kosovës, Nuredin Ibishi, ka përshëndetur aksionin antikontrabandë të autoriteteve të Kosovës në veriun e vendit.
Ibishi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Policia e Kosovës ka realizuar një “aksion të shkëlqyeshëm”.
Ai po ashtu ka folur edhe për pengesat në të cilat hasën zbatuesit e ligjit nga serbët në veri të vendit.
Ibishi ka deklaruar se serbët ishin përgatitur me barrikada, duke shtuar se ata kishin informacione se çfarë do të ndodhte në atë pjesë. /Express/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës