Policia e Kosovës ka ndaluar një person të dyshuar në fshatin Sferkë të komunës së Klinës, lidhur me rastin e posedimit dhe shitjes së paautorizuar të armëve.
Gjatë verifikimeve, është konstatuar se i dyshuari ishte në posedim të nëntë armëve me leje, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, gjatë deklaratës së tij para autoriteteve ai ka bërë të ditur se armët nuk ndodhen më në posedimin e tij, pasi ua ka shitur një personi tjetër, gjithashtu mashkull kosovar.
Në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.
Hetimet lidhur me vendndodhjen e armëve dhe identifikimin e blerësit po vazhdojnë.
“IMPORTI, EKSPORTI, TRANSPORTIMI, PRODHIMI, KËMBIMI, NDËRMJETËSIMI OSE SHITJA E PAAUTORIZUAR E ARMËVE Fsh. Sferkë, Klinë NN. Njësia patrulluese ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se i njëjti është në posedim të nëntë armëve me leje. I dyshuari ka deklaruar se armët nuk i ka në posedim dhe të njëjtat ia ka shitur një personi tjetër mashkull kosovar Në konsultim me prokurorin, pas inicimit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...