Një femër ka raportuar dje në policinë e rajonit të Prishtinës për dhunë ndaj saj dhe djalit 11 vjeçar.
Policia bën të ditur se gruaja ka raportuar se ka dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikike.
“Prishtinë 18.01.2018 – 19:00. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar bashkëshorti i saj ka sulmuar fizikisht djalin e saj të moshës 11 vjeçar të cilin e kishte nga martesa e parë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore.
Ankuesja ka raportuar se dhune fizike dhe psikike nga i dyshuari ka çdo ditë ajo dhe fëmijët e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurori rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...