Tre persona të panjohur kanë realizuar një grabitje si në filma.
Ata viktimës ia kanë prerë rrugën sa ishte duke lëvizur me makinë në fshatin Shkabaj të Prishtinës, shkruan portali arbresh.info.
Nën kërcënimin e armës i kanë marrë portofolin me dokumente personale si dhe ia kanë dëmtuar veturën.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë pa targa e cila veturë është gjetur e djegur në hyrje të autostradës.
Vetura e djegur dhe vetura e viktimës janë konfiskuar për ekzaminime forenzike. Nuk raportohet për të lënduar./arbresh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...