Fadil Nura, kryetari i zgjedhur i Skenderajt nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë”.
“Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin”, ka njoftuar ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Në votimet e 17 tetorit, Fadil Nura I PDK-së fitoi me 57.89 përqind ose 13 mijë e 123 vota kundrejt kundërkandidatit të tij, Bekim Jashari nga Lista e Pavarur Bekim Jashari që siguroi 40.74 përqind ose 9 mijë e 236 vota./arbresh.info/
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...