Një person është arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për veprën penale të zjarrvënies.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se i ka vënë zjarrin punëtorisë së babait të tij, ndërsa ka tentuar t’i vërë flakën edhe punëtorisë së një personi tjetër.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë / 27.06.2026 – 22:40. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti i kishte vënë zjarrin punëtorisë së babit të tij si dhe kishte tentuar ti vejë zjarrin punëtorisë së ankuesit m/k. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...