Mbrëmë rreth orës 20:50 është raportuar për një vjedhje të veturës.
Mësohet se makina e tipi “Tuareg” ishte e deputetit nga radhët e PDK-së, Agim Çeku.
Sipas burimeve të portalit arbresh.info, persona të panjohur kanë marrë çelësat e makinës nga shtëpia e deputetit në Llapnasellë e më pas edhe makinën.
Vetura është gjetur e parkuar në një lagje të Fushë Kosovës.
Lajmin për portalin arbresh.info e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Ata kanë thënë se ajo është gjetur në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Fushë Kosovë.
I kontaktuar nga portali arbresh.info, Agim Çeku ka pohuar se makina e tipit Tuareg është marrë nga shtëpia e tij, por ai ka thënë se nuk e di për çfarë arsye.
“Po mbrëmë në oborrin e shtëpisë më kanë vjedhur kerrin, e kam lajmëruar policinë, ndërsa kjo e fundit e kanë gjetur në mëngjes”, tha Çeku.
Ai ka thënë më tej se nuk dyshon se për çfarë arsye është bërë kjo./Arbresh.info
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin