Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për Ismet Bahtjarin.
Vendimi është marrë me 28 maj 2024 nga gjyqtari i procedurës paraprake Nicolas Guillou me anë të secilit vendosi edhe obligime për Zyrën e Prokurorit të Specializuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Për arsyet e mësipërme, gjyqtari i procedurës paraprake: URDHËRON vazhdimin e paraburgimit të z. Bahtijari; URDHËRON z. Bahtijari, nëse dëshiron ta bëjë këtë, që të paraqesë parashtresa për shqyrtimin e radhës të paraburgimit deri të premten, 28 qershor 2024 në ora 16:00, me përgjigje dhe kundërpërgjigje pas afatit kohor të përcaktuar në Rregullën 76 të Rregullores; dhe UDHËZON ZPS-në, nëse z. Bahtijari vendos të mos paraqesë asnjë parashtresë brenda afatit të lartpërmendur, të dorëzojë parashtresa në shqyrtimin e radhës të paraburgimit të z. Bahtijari deri të premten, 5 korrik 2024, dhe z. Bahtijari, nëse dëshiron ta bëjë këtë, të paraqesë paraqitjet e tij jo më vonë se e premtja, 12 korrik 2024”, thuhet në vendim.
Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë sërish në theks konstatimet e gjyqtarit të procedurës paraprake në vendimin paraprak për vazhdimin e paraburgimit për Bahtjarin.
Ata gjithashtu kanë pohuar se asnjë masë tjetër nuk mund të zbusë rreziqet që rrjedhin nga ky proces duke e ditur që tashmë çështja është në zhvillim.
Në vendimet e kaluara, gjyqtari i procedurës paraprake kishte konstatuar se asnjë nga kushtet alternative të propozuara na mbrojtja nuk mund të kufizojnë aftësinë e të akuzuarit që të pengojë procesin gjyqësor apo të vazhdojë që të kryej krime të tjera. Ndërsa, në këtë vendim thuhet se gjyqtari është i vetëdijshëm për faktin se i akuzuari ka mundësinë që t’i afrohet dëshmitarit 1.
“Rrjedhimisht, nëse ai lirohet, z. Bahtijari do të kishte motivin, mjetet dhe mundësinë për të ushtruar presion mbi Dëshmitarin 1 për ta larguar atë nga pjesëmarrja në procedurë, ose për të ndryshuar provat. Sipas mendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, ndonëse rreziku i mesazheve dhe udhëzimeve të paligjshme nuk mund të eliminohet plotësisht, masat e vendosura në Qendrat e Paraburgimit, të parë në tërësi, ofrojnë garanci të forta kundër vizitave dhe komunikimeve të pa monitoruara me anëtarët e familjes dhe vizitorë të miratuar paraprakisht me synimin për të minimizuar rreziqet e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme”, thuhet tutje në vendim.
Megjithatë, ZPS-ja kishte parashtruar se vazhdimi i masës së paraburgimit për Bahtjarin është i arsyeshëm dhe proporcional duke e ditur që tashmë është caktuar edhe 21 qershori 2024 për kalimin e dosjes tek trupi gjykues. Ndërsa, gjyqtari kishte vënë sërish në pah se Bahtjari akuzohet për perngim të personaeve zyratrë në kryerjen e detyrave zyrtare, kanosje gjatë procedurës penale.
“Gjyqtari i procedurës paraprake më tej rikujton gjetjet e tij të mëparshme se: (i) z. Bahtijari ka qenë i paraburgosur që nga arrestimi i tij më 5 tetor 2023; (ii) ai akuzohet për dy akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe një akuzë për kanosje gjatë procedurës penale, të cilat parashikojnë një dënim të mundshëm përkatësisht në pesë vjet deri në dhjetë vjet burgim; (iii) rreziqet sipas nenit 41(6)(b)(ii) dhe (iii) të Ligjit nuk mund të zbuten nga kushtet e propozuara për lirim, arrest shtëpiak ose ndonjë kusht shtesë; dhe (iv) të gjithë hapat e nevojshëm procedural në lidhje me fazën e procedurës paraprake të çështjes në fjalë janë përfunduar, janë duke u përfunduar ose do të përfundojnë me synimin për të transmetuar çështjen për gjykim më 21 qershor 2024”, thuhet në vendim.
Gjykatësi i procedurës paraprake kishte propozuar që çështja të i kalohet trupit gjykues më herët se kjo datë mirëpo Mbrojtja kishte kërkuar më shumë kohë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura që kishin të bënin me financimin.
Megjithatë, është vendosur që t’i vazhdohet paraburgimi Bahtjarit dhe se kjo masë do t’i rishikohet çdo dy muaj ose sa po të ketë rrethana të tjera.
“Mbi këtë bazë, gjyqtari i procedurës paraprake gjen se koha që z. Bahtijari e ka kaluar në paraburgim nuk është e paarsyeshme në kuptim të rregullit 56(2) të Rregullores”, thuhet në vendim.
Ndryshe, më 8 shkurt, gjyqtari i procedurës paraprake Guillou ka miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për bashkimin e aktakuzave të konfirmuara në çështjen gjyqësore ndaj Ismet Bahtjarit dhe Sabit Januzit me atë të Haxhi Shalës.
Në vendimin për bashkimin e aktakuzave, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake ka konstatuar se dy aktakuzat e konfirmuara në rastin 10 dhe 11 i ngarkojnë tre të akuzuarit për vepra të njëjta penale duke specifikuar që kanë vepruar si grup. Po ashtu, në vendim thuhet se vërehet që aktakuzat e konfirmuara në këto dy raste lindin nga të njëjtat pretendime faktike.
Në bazë të kësaj, gjyqtari ka vendosur që ZPS-së t’i jep leje për të ndryshuar aktakuzën e konfirmuar në rastin 10 duke iu referuar amendamentit të parë, ndërsa amendamenti i dytë u refuzua.
Gjithashtu, gjyqtari Guillou udhëzoi ZPS-në që të paraqesë një kërkesë për ndryshimin e aktakuzës së konfirmuar në rastin 10 sipas amendamentit të dytë, por në përputhje me dispozitat e Rregullores 86.
Pasi u miratua bashkimi i dy aktakuzave, Guillou vendosi se çështja e përbashkët do të vazhdojë me numrin KSC-BC-2023-10, i cili do të riemërohet në atë mënyrë që të përfshihen të tre të akuzuarit.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte dorëzuar me 12 janar aktakuzën e përbashkët për çështjen gjyqësore të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtjarit dhe atë të Haxhi Shalës.
Në seancën e parë, para gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, Bahtjari dhe Januzi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që iu vihen barrë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Aktakuza ndaj tyre është ngritur më 4 tetor 2023, me të cilën ngarkohen se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.
Ata akuzohen për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të kërcënimit të rëndë, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 31, 33, 35 dhe 401 (1) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit.
Po ashtu, për përpjekje për pengim të personave zyrtarë për kryerjen e detyrës zyrtare, me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër rendit publik, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 28, 33, 35, dhe 401 (2) dhe (5) të KPK-së, dhe neneve 15 (2) dhe 16 (3) të Ligjit. Po ashtu, për përpjekje për frikësim gjatë procedurës penale, midis më së paku 5 dhe 12 prillit 2023, vepër penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike, e ndëshkueshme në bazë të neneve 17, 21, 31, 33, 35 dhe 387 të KPK-së, dhe neneve 15(2) dhe 16 (3) të Ligjit.
Më 6 tetor, në një njoftim të Zyrës së Prokurorit të Specializuar është thënë se Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë arrestuar dhe transferuar në Hagë nën dyshimin se kanë tentuar të bindnin një dëshmitar të mos japë dëshmi.
Sipas aktakuzës, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, përmes kërcënimit të rëndë dhe veprimit të përbashkët të një grupi personash në të cilin të dy morën pjesë, tentuan të pengonin persona zyrtarë, si gjykatës, prokurorë, zyrtarë të gjykatës, zyrtarë të prokurorisë apo persona të autorizuar nga gjykata ose prokuroria, në kryerjen e detyrave zyrtare.
Kurse, në aktakuzën e 12 dhjetorit 2023, Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West akuzon Shalën për frikësim të dëshmitarëve, tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup.
Sulmet izraelite në Liban vrasin 9 persona, përfshirë në një...
Opozita në kryeqytet kritikon ekzekutivin, për mosrealizim t...
“L’Equipe”: Zhegrova e rikthen imazhin e tij në Kosovë pas p...
Gjendet pa shenja jete një 55-vjeçare në Pukë
Vazhdon forma e dobët e Zvicrës mposhtet edhe në Leskovc
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dron në periferi...