Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se në takime të ndara ka diskutuar me partitë serbe që fituan ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Peter Sorensen, u takua me kryetarin e Listës Srpska, Zlatan Elek dhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është ministër në Qeveri.
“Pata diskutime të mira të ndara me partitë që fituan mandate në zgjedhjet e fundit sipas rezultateve zyrtare Lista Srpska dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, për pozitën, shqetësimet dhe dëshirat e serbëve të Kosovës në Kosovë”, ka shkruar Sorensen në X.
Rreth këtij takimi ka njoftuar edhe Lista Serbe.
Zyrtarët e lartë të LS-së iu ankuan emisarit evropian se kinse kryeministri Albin Kurti ia dha një mandat në Kuvend ministrit Nenad Rashiq me “vota të shqiptarëve”.
Nga 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 9 shkurtit nëntë ka fituar Lista Srpska, partia kryesore e serbëve në Kosovë që mbështetet nga Beogradi, dhe një ulëse e ka fituar partia e Rashiqit.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës