Rrjeti Global për Lirinë e Shtypit i ka reaguar ish’kryeministrit Ramush Haradinaj që i ka quajtur gazetarët kosovarë “zagarë”.
Kjo organizatë me anë të një postimi në Twitter, ka dënuar këtë gjuhën denigruese të ish-kryeministrit Haradinaj.
“IPI i bashkohet AGK-së në dënimin e gjuhës denigruese e përdorur për të sulmuar gazetarët kritik nga ish-kryeministri Haradinaj. Gjatë një debati, ai i quajti gazetarët “zagarë” dhe “mercenarë””, thuhet në reagim.
“Kur më kanë thënë mua që ty do të sulmojnë mi kanë lëshuar menjëherë zagarët në shpinë, zagarët janë shumë gazetarë mercenarë që me një kaçik të sulmojnë. Menjëherë më kanë sulmuar, në sekond sikur kam kundërshtuar për Ujmanin, shihni prononcimet e gazetarëve tanë në Kosovë që kanë shkuar atje, gazetarët serbë nuk bëjnë kështu. Gazetarët serbë, e mbrojnë Vuçiqin. Gazetarët që kanë qenë në Uashington, shihi statuset…”, kishte thënë ndër të tjera Haradinaj./Arbresh.info/
IPI joins @AGK_AJK in #Kosovo in condemning the denigrating language used to attack critical journalists by former Prime Minister @haradinajramush
https://mappingmediafreedom.ushahidi.io/posts/23480
“Vëllai im matanë bjeshkëve”, Rama lutet për Thaçin dhe të t...
Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ...
Shkupi qyteti më i ndotur në Evropë
Konjufca takon vullnetarët e VV-së në Therandë: Me energjinë...
Mainoo mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Aston Villan, ...
Kurti viziton Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, testohen ...