
KOHA
Personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar sot nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku po merrte trajtim mjekësor pas kapjes nga Policia e Kosovës.
Isufi ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar nën fshatin Plloqicë, jo larg vendit ku ndodhi tragjedia.
Në momentin e kapjes, ai kishte lëndime dhe menjëherë pas arrestimit iu ofrua ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të mëtejshëm në QKUK.
Ai dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij. Më herët, Isufi ka qenë i dënuar për dhunë në familje, duke vuajtur një dënim prej pesë muajsh burg.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...