I plagosuri nga të shtënat në Prishtinë jashtë rrezikut për jetë

11:52 | 28 Korrik 2026
E.G

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Ndërkaq, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar se i plagosuri është trajtuar në Qendrën Emergjente dhe më pas është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të trajtimit.

Sipas Sylës, pas trajtimit fillestar mjekësor, pacienti është dërguar për kujdes të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Po, është trajtuar ne Qendrës Emergjente dhe pas trajtimit të marrë në Qendrën Emergjente është transferu në Klinikën e Ortopedisë për vazhdim të tretmanit .

Ndërkohë, Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet lidhur me plagosjen me armë zjarri që ndodhi në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale