Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar të hënën mbrëma në Pikën e Kalimit Kufitar (PKK) në Vërmicë, nën dyshimin për veprën penale “Dhënie e ryshfetit”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari gjatë kontrollit të dokumenteve ka tentuar të korruptojë zyrtarin policor, duke futur para në vlerë prej 5 eurosh në dokumentet e tij.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt ligjore.
PKK. Vërmicë 09.02.2026, 20:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut pasi që i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve kishte futur para në vlerë 5 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian
Netanyahu njofton se Izraeli ka goditur ura dhe hekurudha në...
ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
Enrique: Në çerekfinale të Champions-it s’ka favoritë
Shabani takim me Haxhiun: Të garantohen të drejtat e shqipta...
Zulfaj: Qeveria ka këto prioritete në rrugën drejt BE-së