Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se i nxehti afrikan vazhdon mbi vendin tonë edhe gjatë javë së ardhshme.
IHMK bën të ditur se kushtet biometeorologjike do të jenë të kufizuara për shkak të temperaturave të larta dhe indeksit UV të lartë, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, rekomandohet që në intervalin kohorë 10-16 mundësishtë mos të ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit ,sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.
Të bartim masa mbrojtëse, syze dielli , rroba me ngjyra të lehta, kapelë ose ombrellë.
Parashikimi i motit për pesë ditë (10-14 qershor 2024)
E hënë-Mot me diell dhe me vranësira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-3m/s.
E martë –Moti me diell dhe pjeserisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.
E merkurë-Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-2m/s.
E enjte-Mot me diell dhe vranësira të nivelit të mesëm të Troposferës, të cilat vende -vende mund të sjellin riga shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.
E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare./Arbresh.info/
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...