Një person është arrestuar në Istog pasi dyshohet se mbante armë pa leje dhe ndalonte automjete në mënyrë të paautorizuar.
Gjatë bastisjes, policia i ka gjetur një armë automatike AK-47, dy karikatorë dhe 55 fishekë.
Rasti ka ndodhur më 22 qershor 2025, rreth orës 09:30, kur Policia e Kosovës është njoftuar për një person të dyshuar që po ndalonte vetura pa autorizim.
Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili ka shfaqur sjellje agresive.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog, me datën 22.06.2025, rreth orёs 09:30, ёshtё njoftuar se njё person i dyshuar po i ndalon automjetet pa autorizim. Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog kanё shkuar nё atё lokacion dhe kanё arrestuar tё dyshuarin, i cili ishte agresiv.
Lidhur me këtë rast kanë dalë mjekët kompetentë pёr ta kontrolluar tё dyshuarin”, thuhet në njoftim
I dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./Arbresh.info
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...