Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara.
Këtë e konfirmoi vetë ai përmes një shkrimi në rrjetet sociale, duke treguar se nesër do të udhëtojë për në Hagë, shkruan portali arbresh.info
Selimi thotë se po shkon me kokën lartë dhe do të kthehet njësoj, sepse për UÇK-në është i gatshëm të japë gjithçka nga vetja.
Sot gjatë ditës është arrestuar edhe ish zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi./arbresh.info/
Shkrimi i plotë:
Të nderuar miq, bashkëluftëtarë, qytetarë e bashkëkombas të mi!
Sonte në orët e mbrëmjes jam njoftuar nga Dhomat e Specializuara se ka një aktakuzë të konfirmuar për mua.
Prandaj, po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfidë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash.
Unë po shkoj me kokën lart dhe kurdo që kthehem do kthehem po ashtu me kokën lart sepse isha, jam dhe do të jem ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilën jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja ime. Ideali i asaj ushtrie të lavdishme është mbi mua, mbi këdo, mbi gjithçka.
Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës!
Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme.
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...
Sveçla: Mitrovica nuk lëshon pe
Portret familjar nga ambasadori britanik/ Hargreaves uron Kr...
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri