Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës për rastin “Pronto” dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e të akuzuarve A.G, A.P, XH.D, I.G, S.G, B.B, N.K, Z.P, F.SH, I.N. dhe R.A, duke i cilësuar si të pabazuara.
Të akuzuarit e lartpërmendur akuzohen nga Prokuroria Speciale në Prishtinë që në formën e bashkëpunimit-bashkëkryerjes, kanë kryer veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në tentativë”.
Gjykata s’ka datë për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor në rastin e njohur si “Pronto”
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Të akuzuar në rastin “Pronto” janë ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...