U dha lamtumira e fundit ish-luftëtarit të UÇK-ës, Qerim Kelmendit, i cili është vrarë rreth orës 01.30, ditën e enjte, pas mesnate në fshatin Zahaq të Pejës, rreth 300 metra nga shtëpia e të ndjerit, deri sa ishte duke qarkulluar me veturë e tij.
Familjarë të shumtë, ish-luftëtarë, e miq të Kelmendit, morën pjesë në varrimin tij, raporton arbresh.info.

Në varrimin e tij morën pjesë edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, dhe Smajl Latifi, Rasim Selmamaj, e disa figura të tjera politike.
Ceremonia e varrimit është organizuar nga këshilli organizues i OVL të UÇK në Dukagjin, në Kompleksin Memorial në Gllogjan.
Po ashtu në orën 13:00 deri në orën 14:00, janë bërë homazhe në qendër të qytetit në Pejë, në sheshin “Shkelzen Haradinaj”, e ndërsa në ora 15:00, u varros ish-luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi, raporton arbresh.info.
Po ashtu, bëjmë të ditur se sipas policisë, dyshohet se Kelmendi së pari ishte qëlluar me armë zjarri dhe pastaj i është dhënë flaka veturës në të cilën gjendej ish-luftëtari i UÇK-ës.
Ndërkaq, Qerim Kelmendi është vëllai i Ibrahim Kelmendit, ish-anëtarit të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Qerimi Kelmendi pas vetës la gruan dhe vajzën e tij!/arbresh.info/


Pacolli paralajmëron padi penale në Kosovë, Shqipëri, Emirat...
Kancelari Merz: Ndryshimet globale mund të përshpejtojnë zgj...
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përf...
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP