I jepet lamtumira e fundit gazetarit Faton Osmani

14:06 | 12 Shkurt 2025
K.B

Të mërkuren iu dha lamtumira e fundit gazetarit Faton Osmani, i cili u nda nga jeta të martën në moshën 49-vjeçare.

Ceremonia e varrimit u mbajt në praninë e familjarëve, kolegëve, miqve dhe personaliteteve të shumta nga bota e medias dhe e jetës publike, të cilët nderuan figurën dhe kontributin e tij  në gazetari.

Osmani ishte themeluesi dhe pronari i Agjencisë së Lajmeve Ekonomia Online.

Figura të ndryshme politike dhe nga bota e medias kanë shprehur ngushëllime për familjen e të ndjerit pas vdekjes së tij.

Shpërndaje në rrjete sociale