
Winter in Greenland
Pas motit me borë në fillim të javës, në ditët në vijim edhe dy turbullira pritet të kalojnë nga rajoni ynë që do të sjellin mot të vranët dhe me shi, e në disa pjesë të rajonit, ditën e nesërme, mund të shkaktojnë edhe përmbytje.
Në fundjavë turbullira e dytë gradualisht do të sjellë edhe masa të ftohta arktike, ku nën këto kushte edhe reshjet e shiu do të shndërrohen në borë.
Të enjten nën ndikimin e turbullirës së parë, që do të kalojë më në veri të rajonit, do të kemi masa më të ngrohta ajrore, që do të sjellin mot më të butë, por të vranët, me erëra të fuqishme jugore, kohëpaskohe me reshje shiu, që në perëndim të vendit, vende-vende mund të jenë më intenzive. Reshjet do të jenë më të vazhdueshme në orët e mbrëmjes.
Të premten pritet të mbajë mot i vranët, me reshje më të vazhdueshme shiu, ndërsa në vise malore mbi 1500m me reshje bore.Në fundjavë me ardhjen e turbullirës së dytë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje të dobëta shiu, e gjatë orëve të mbrëmjes të përziera edhe me reshje bore, që me rënie të temperaturave do të shndërrohen në borë.
Temperaturat maksimale të enjten do të shënojnë rritje deri në 12C, e nga dita e premte do të luhaten nga 4C deri në 7C, ndërsa minimalet do të luhaten nga 1C deri në 3C, e ditën e diel do të zbresin edhe nën 0C.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...