Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurta me diell, por i ftohtë dhe me acar.
Do të ketë vranësira të cilat do të jenë aktive dhe do të shoqërohen me reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.
Temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -13 gradë Celsius, ditën e marte, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri zero gradë Celsius.
Kjo gjendje sinoptike ka tendencë të ndryshoj pas gjysmës së dytë të muajit, duke krijuar kushte për rritjen e temperaturave, por që reshjet kohë pas kohe do të jenë prezente.
Era do ta mbajë vazhdimisht drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit, me shpejtësi deri 12m/s, por në intervale të shkurta do të kemi masa të ajrit edhe nga juglindja.
Pse Osmani nuk u propozua për presidente nga VV? – flet Kusa...
Abdixhiku dhe Osmani takojnë rininë e Gjilanit: Kërkojnë një...
Konfirmon avokati: Buta lirohet nga paraburgimi, do të paraq...
NATO garanton: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk n...
Suspendohen dy zyrtarë policorë në veri, Elshani jep detaje
Aksident i rëndë në aksin Fier-Roskovec, përplasen makina me...