Kanë kaluar pothuajse më shumë se një muaj prej kur ndodhi incidenti në Parkun e qytetit të Prishtinës, ku si pasojë e të shtënave me armë humbën jetën dy të rinj.
I dyshuari për vrasjen e Arianit Gashit dhe Eron Agajt është shtetasi i Shqipërisë, Lulzim Idrizi.
Ky i fundit edhe pse ndodhet në arrati, poston lirshëm fotografi në rrjetin social Facebook, raporton Indeksonline.
Pas incidentit fotoja e parë që e ka publikuar i dyshuari është para tre ditësh. Madje i ndjeri Eron Agaj ende figuron në listën e shokëve të L.I.
Në lidhje me këtë rast, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se ende nuk ka ndonjë të arrestuar dhe se i dyshuari kryesor ndodhet në arrati./Indeksonline




Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...