Te rrethi në Fushë Kosovë, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e ka arrestuar 19-vjeçarin, Sefedin Osmani, që është i dyshuari kryesor për vrasjen e K.Veselit që u raportua se është 11 vjeçar, por që në certifikatën e lindjes figuron se i ka 9 vjet.
I dyshuari, është përcjellë në polici.
Gazeta Express nga burimet e saja merr vesh se i dyshuari prara hetuesve gjatë intervistimit mbrëmë ka pranuar se e ka sulmuar me mjete të forta tashmë të ndjerin K.Veseli.
Gjatë ditës së nesërme pritet që të mbahet seanca e parë dëgjimore për këtë rast si dhe aty të shqyrtohet mundësia e dhënies së paraburgimit për personin e dyshuar.
Ndërkohë sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka arrestuar S.O., i cili dyshohet se para një jave ka shkaktuar vdekjen e një të mituri në Fushë Kosovë. Lajmin për Express e ka konfirmuar prokurori i rastit, Hivzi Bajraktari.
Ai ka bërë me dije se personi me inicialet S.O., rreth të 20-ve, u arrestua mbrëmë pas një aksioni të policisë.
‘Mund të ju konfirmojë se policia tashmë e ka arrestuar një person lidhur me këtë rast. Ai po akuzohet për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’, ka deklaruar Bajraktari për Express.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...