Në Llugë të Istogut është arrestuar një person ngase theu disa xhama në shtëpinë e të vëllait.
Një person në Llugë të Istogut është arrestuar për thyerje të xhamave në shtëpinë e të vëllait.
“Viktima ka raportuar se vëllai i tij kishte shkuar te shtëpia e tij dhe kishte thyer xhamin e derës së shtëpisë dhe të dritares”, thuhet në raportin policor.
Më pas, sipas policisë, i dyshuari për thyerje që thuhet se ishte i dehur, sulmoi edhe zyrtarët policorë me shkop druri.
I dyshuari për thyerjen e xhamave dhe sulmin ndaj policëve është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar ndalimi policor./arbresh.info/
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...