I ashpër me bashkëpartiakët, Hamza: Nëse konstatohet vjedhja e votave s’duhet ta pranoni mandatin

07:46 | 22 Janar 2026
R J

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, mbrëmë në Rubikon foli rreth zhvillimeve aktuale politike në vend.

Hamza në Klan Kosova foli edhe rreth dyshimeve për vjedhje të votave.

Ai u tregua goxha i ashpër me bashkëpartiakët e tij.

Kreu i PDK-së theksoi se nëse faktohet vjedhja e votave, si akt moral ata nuk duhet ta pranojnë mandatin e deputetit.

“Ti mundesh me i pasë 50 mijë vota, 100 mijë vota, por nëse të janë shtuar votat, konstatohet edhe faktohet se ti je pjesë e saj, nuk mund të thuash ti se unë edhe pa këto vota bëhem deputet”, deklaroi Hamza