Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Hysri Selimi u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për spiunazh.
“Jam i pafajshëm në tërësi”, tha Selimi.
Këtë deklarim, i akuzuari Selimi e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bekim Kodraliu, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Kryetari i trupit gjykues Leon Përlaska njoftoi të akuzuarin dhe avokatin e tij Ali Beka se brenda 30 ditësh mund të kundërshtojnë provat dhe të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës.
Avokati Beka propozoi që të akuzuarit t’i ndërpritet masa e paraburgimit me arsyetimin se kanë pushuar rrethanat për të cilat është caktuar dhe vazhduar kjo masë. Fjalën e avokatit e përkrahi i akuzuari Selimi.
Ndërkaq, prokurori Kodraliu tha se gjatë zbatmit të masave të veçanta hetimore, është konfirmuar se i pandehuri në vazhdimësi ka udhëtuar në territorin e Serbisë. Po ashtu, përmendi edhe dënueshmërinë e veprës penale që i vihet në barrë të akuzuarit. Andaj, tha se konsideron që ekzistojnë kushtet ligjore për vazhdimin e kësaj mase.
Kurse, gjyqtari Përlaska vendosi që të refuzohet propozimi i avokatit, pasi Gjykata vlerëson se edhe më tutje ekzistojnë kushtet mbi bazën e të cilave është caktuar dhe vazhduar paraburgimi. Gjithashtu, tha se sa i përket sigurisë dhe pranisë së të pandehurit, gjykata ka një aktvendim në fuqi dhe vlerësimin e vazhdimit të masës mund ta bëjë në çdo kohë varësisht nga ndryshimi eventual i rrethanave.
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...
Lushtaku – Kurtit: Mos e përdor pushtetin, prokurorinë e gjy...
Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë ...