Hysni Gucati vjen në Kosovë

14:10 | 3 Korrik 2022
A Z

Ish-kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në Kosovë.

Në përgjigjen nga Gjykata Speciale thuhet se Gucati është lejuar të vij në Kosovë për të vizituar familjen e ngushtë.

“Për arsye humanitare bindëse, paneli i Apelit ka udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e tyre për arbresh.info

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale