Kandidati për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Skender Hyseni, e ka mohuar kategorikisht hyrjen në koalicion paszgjedhor me PDK-në.
Sipas tij Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së i ka vendosur ‘vijat e trasha’ për Partinë Demokratike të Kosovës.
“Më 12 qershor do ta pyesim Këshillin e LDK-së me cilën parti do të shkojmë në koalicion. Këshilli i ka përcaktuar vijat e trasha dhe me PDK s’ka koalicion paszgjedhor, pikë. Më 12 qershor do të shohim koalicionet e mundshme” është shprehur Hyseni.
Por në debat, Jeta Xharra ia ka kujtuar Hysenit se të njëjtat fjalë i kanë thënë edhe përpara por që nuk i kanë mbajtur.
Por Hyseni tha se kjo ka qenë për shkak të rrethanave të atëhershme.
“LDK s’do të hynte as në zgjedhjet e kaluara po të mos ishte vendimi i gjykatës kushtetuese. LDK ka hy më një kusht që ta udhëheq qeverinë dhe kjo Qeveri ka shënuar rezultat që si ka pas në asnjë vit të pasluftës” ka thënë ai.
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C