Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë se LDK-ja tashmë i ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai ka deklaruar se ende nuk është vendosur nëse LDK do të hyjë në koalicion me ndonjë parti, ose jo.
“Përgatitjet tashmë kanë filluar me intensitet të plotë me i bë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe asgjë më shumë as më pak. Ju e dini që data e zgjedhjeve është shpallë sot, ndonëse dje është ditur pak a shumë, por nuk mund të vendoset asnjë lloj koalicioni ad-hock”, ka thënë ai, raporton Indeksonline.
I pyetur se a ekziston mundësia që Isa Mustafa të mos jetë më kandidat për kryeministër, Hyseni i ka quajtur këto zëra si spekulime.
“Këto janë spekulime eklakante, fantastike, do të thotë fantastikë-shkencore”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt