Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar për të riun që u vra dje në Gjilan, Armend Behluli.
Hyseni me anë të një postimi në Facebook, është shprehu i tronditur nga kjo vrasje, ndërsa u ka shprehu ngushëllime familjes Behluli.
“Thellësisht i tronditur me rastin e fundit në fshatin Miresh, ku si pasojë mbeti i vdekur i riu nga Gjilani, Armend Behluli. Në këto momente të rënda për familjen Behluli, jemi të gjithë me ta. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerit, miqtë e të gjithë atyre që e njohën. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe urojmë që raste të tilla mos të përsëriten kurrë më!”, ka shkruar Hyseni.
Kujtojmë se 29-vjeçari ka mbetur i vrarë si pasoj e plagëve të marra nga goditjet me thikë./Arbresh.info
Lexo edhe:
I vrari në Gjilan arriti pa shenja jete në emergjencë, me shtatë plagë në trup
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku