Është nënshkruar kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit, ka njoftuar kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni.
Sipas numrit një të komunës së Gjilanit, ky projekt shënon fillimin e një epoke të re për sportin në këtë komunë.
“U nënshkrua kontrata për rinovimin e stadiumit të Gjilanit! Shumë shpejt nisin punimet dhe nis edhe një epokë e re për sportin në Gjilan. Urime të gjithë sportdashësve dhe sportistëve, ky është stadiumi që e kemi meritu prej kohësh! Shpejt, shumë shpejt… shihemi në stadiumin e ri!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
Disa ditë më parë, Hyseni kishte bërë të ditur se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) kishte marrë vendimin që hap rrugën për realizimin e këtij projekti madhor, duke zhbllokuar procedurat e prokurimit që kishin penguar nisjen e punimeve.
Hyseni kishte theksuar se stadiumi i ri do të jetë sipas standardeve të UEFA-s./Arbresh.info/
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...