Kandidati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës Ekrem Hyseni, tha se në programin e tij është paraparë ndërtimi i një liqeni akumulues në fshatin Pollatë të Podujevës.
“Sa i përket ujërave ne e kemi në plan edhe një liqen të ri akumulues në Pollatë. Studimi i fizibilitetit është kryer më herët”.
Hyseni në Edicionin Zgjedhor në Klan Kosova tha se në program është paraparë orientimi i arsimit kah tregu i punës.
“Orientimi i arsimit kah tregu i punës që është shumë me rëndësi ulja e numrit të nxënësve nën 25. Më shumë çerdhe, shkolla dhe arsim profesional, programe për IT dhe programim”.
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...