Hyseni : Kur të tjerët bënin koalicion me PDK-në Vetëvendosje thoshte se “janë fëlliqur”

00:05 | 7 Janar 2022

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate Zgjim Hyseni, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po vepron me standarde të dyfishta.

Hyseni tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Vetëvendosje i akuzonte të tjerët kur bënin koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, se janë fëlliqur dhe i kanë shkelur parimet.

Ai theksoi se kur Vjosa Osmani u zgjodh presidente e Kosovës, VV-ja kishte trafikuar deputetë nga PDK-ja dhe Lista Serbe.

“Kur dikush tjetër bën koalicion me PDK-në ose me këdo. ai është fëlliqur dhe i ka shkelur parimet, kur këta bëjnë s’ka ndodhur kurrgjë. Nuk është vetëm në Gjilan, ka ndodhur edhe në Podujevë”.

“Këta na kanë thënë “Si po heqni dorë prej mandatit të fituar prej VV-së?”, e kështu po e vjedhni mandatit. Ju erdh Agim Bahtiri, me mandat të fituar nga një subjekt tjetër dhe s’ndodhi kurrgjë. Për ata po bëka”.

“Për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente këta kanë trafikuar deputetë nga Lista Serbe dhe nga PDK-ja. Për këta bën”.

Me zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal në Gjilan u konfirmua arritja e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të VV-së dhe PDK-së.

Sipas kësaj marrëveshje partia që udhëhiqet nga Memli Krasniqi, do të ketë katër drejtori dhe postin e nënkryetarit.

E bashkëpunim në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dbe Partisë Demokratike, pati edhe në Podujevë në zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme